loader-image
temperature icon 1°C

Si do të arrini atje?

Nga Athina

Nga Selaniku

Me makinë

  • Distanca nga Athina është 415 km nëpërmjet urës Rio-Antirio, e cila është edhe rruga më e shkurtër. Me një shpejtësi mesatare, koha e udhëtimit është rreth 5 orë.
  • Distanca nga Selaniku është 260 km nëpërmjet Egnatia. Me një shpejtësi mesatare, kohëzgjatja e udhëtimit është rreth 2 orë.
  • Për ju që do vini nga italia nëpërmjet Igumenicës distanca nga porti është 70km.
  • Për ju që do vini nga Kostoria nëpërmjet Konicës distanca është 221km.

Me autobus
Për sa nga ju do vendosni të vini në Janinë me autobus të agjencive të ndryshme kini parasysh se me shumë qytete ka linja mjaft të shpeshta me autobuza lux të teknologjisë së fundit.

  • Nga Athina në Janinë, dhe anasjelltas, ka afërsisht dhjetë linja autobusësh të KTEL-it në ditë.
  • Distanca është 415 km dhe koha e udhëtimit është rreth 6 orë.
  • Nga Selaniku në Janinë dhe anasjelltas ka 4 linja ditore gjatë stinës së dimrit dhe 6 gjatë stinës së verës. Distanca është 260 km dhe koha e udhëtimit është rreth 4 orë.
  • Ka linja ditore për dhe nga Arta (10), Igumenica (9), Preveza (10), Patra (3), Agrinio (6), Larisa, Volos, etj.

Kontaktii me Agjencinë e autobuzave të Janinës: (26510) 26286

Me aeroplan
Për udhëtime me avion nga Athina në qytetin e Janinës, ka 2 deri në 4 fluturime në ditë me Olympic Airlines dhe Aegean Airlines. Kohëzgjatja e fluturimit është 55 minuta.
Per me shume informacion kontaktoni: (25610) 26218, 23120