healthy-breakfast

Mëngjesi

Dita në Hotel Olympic nis me mëngjes të çertifikuar, prej orës 7:30 deri në 10:30 në ambientin më të këndshëm të hotelit. Mëngjesi serviret në bufe të pasur, i përbërë nga shije të ndryshme lokale me respekt ndaj traditës dhe një shërbim të përkryer. Stafi ynë do jetë aty për të përmbushur dëshirat për shijet tuaja të preferuara, gjithmonë me garancinë e cilësisë së produkteve. Mëngjesi ofrohet edhe me shërbim dhome 24orësh. Ne jemi gjithmonë aty me buzëqeshje dhe respekt për klientin. Shijoni mëngjesin duke gëzuar pamjen e qytetit.

hotel-olympic-lunch

Dreka

Dreka është vakti i dytë më i rëndësishëm i ditës dhe ne kujdesemi për të ofruar shijet më të mira në pjatat tuaja.
Prej orës 12:00 deri në 15:00 ofrohen pjatat më të shijshme të kuzhinës greke dhe ndërkombëtare. Të gjitha produktet janë të përzgjedhura nga prodhuesit dhe furnizuesit më të mirë. Kuzhina disponon produkte që prodhohen në Epir, gjithmonë duke patur kriter cilësinë.
Në ambientin Plaza mbizotëron druri i ngrohtë i arrës, mermeri onyx dhe graniti, ndërsa vitrotë shumëngjyrëshe, dritaret e mëdha dhe efektet vizuale, që shtrihen si mëndafsh në dysheme dhe tavan, magjepsin. Relaksimi në ndenjëset komode prej lëkure, shfletimi i revistave nën tingujt e muzikës tuaj të preferuar do ju udhëtojnë në një epokë tjetër, ndërsa ju shijoni kafen e dëshiruar.

hotel-olympic-vradino

Darka

Po e rëndësishme është darka, e cila ofrohet nga ora 19:00 deri në orën 00:30. Respektojmë dëshirat e klientit tonë dhe për këtë arsye ofrojmë një darkë me pjata të përzgjedhura dhe ëmbëlsira tunduse. Piano Bar – Restorant Plaza ju mirëpret që tju udhëtojë me gastronominë e saj në brigjet e bukura të Mesdheut. Do magjepseni nga tradita e shijshme e Greqisë, fantasia e Italisë, krijmtaria e Ffrancës, aroma e Spanjës dhe ngjyra e Portugalisë. Veç kësaj atmosfera plotësohet nga muzika e ngrohtë e pjanos. Së fundi, vjen për të plotësuar imazhin një listë e gjatë verërash nga e gjithë bota, si edhe një koleksion i madh malt whisky dhe puro-sh.