Teatri Antik i Dodonës – Muzeu Vreli – Shpella e Peramës: Një eksperiencë për çdo vizitor të qytetit të Janinës

Programi

  • 09.00 Nisja nga hoteli
  • 09.40 – 11.00 Vizitë në teatrin antik – muze të Dodonës.
  • 11.30 – 01.00 Vizitë në muzeun e skulpturave prej dylli të figurave historike të Pavllo Vrelit.
  • 13.00 – 14.00 Pushim për kafe – snack.
  • 14.30 – 16.00 Shpella e Peramë-s.

Kostot e biletave – guidës nuk përfshihet në çmim.

Qyteti i legjendave është plot me vende që ia vlen të vizitoni. Disa prej tyre përmenden në vijim:

nisaki-ioannina

Ishulli I Janinës

Ishulli i vogël i Janinës është një ishull liqeni nga të paktët në botë që është i banuar.
Në ishull gjendet edhe shtëpia – vendi i fundit ku u fsheh Ali Pasha, që sot funksionon si muze duke ringjallur me gjërat e ekspozuara aty legjendën e Frosinës dhe fundin e Ali Pashës.

Orari 08:00 – 11:00 (sezoni i dimrit) dhe 08:00 – 23:00 (sezoni i verës).

Këtu mund të shijoni pjata të veçanta të tilla si ngjala dhe këmbë bretkose dhe të endeni rrugëve të ngushta duke admiruar artin folklorik të Janinës. Lidhja me qytetin e Janinës është me anije të vogla që nisen nga Molo (porti) çdo gjysëm ore gjatë muajve të verës ( nga ora 08.00 – 24.00) dhe në çdo orë gjatë muajve të dimrit (ora 08.00 – 22.00), një udhëtim prej më pak se dhjetë minuta dhe që kushton dy euro.

ioannina-kastro

Kalaja e Janinës

Forma aktuale e kalasë së Janinës në pjesën më të madhe të saj, është vepër e epokës së sundimit osman, por përfshin edhe faza ndërtimore më të vjetra të periudhës byzantine. Brenda kalasë formësojnë dy akropole.

Në akropolin verilindor ishin të ndërtuara rezidencat e sunduesve bizantinë të qytetit. Sot në krye të akropolit spikat xhamia e Asllan Pashait (1618). Akropoli i dytë në juglindje, i njohur si Iç-Kale, dmth fortesa e brendshme. Në qendër të saj dhe në vendin ku në shekullin e 19-të ndodheshin sarajet e Ali Pashës, gjendet Muzeu Bizantin dhe afër tij xhamia Fetihe (1795) dhe vari I Ali Pashës.

ioannina-spilaio-peramatos

Shpella e Peramës

Një nga shpellat më të rëndësishme në botë gjendet në distancë prej vetëm 4 km nga qendra e qytetit të Janinës. Ajo i përket shpellave horizontale me gjatësi 1 km. Formacionet e ndryshme të stalaktiteve dhe stalagmiteve, larmia dhe kombinimi i ngjyrave krijojnë një bukuri natyrore të pakrahasueshme.

Transporti: linja e transportit urban Janinë – Perama me pikënisje në krah të Sahatit.
Orari : 8:00-19:00 çdo ditë.
Telefon : 26510-81521

ioannina-theatro-dodonis

Dodona antike

Vendi arkeologjik i Dodonës i njohur për reputacionin e tij historik në gjithë Greqinë, përbën një nga tempujt antik më të rëndësishëm që kanë mbijetuar dhe madje në gjendje të tillë që na ndihmon të kuptojmë shumë gjëra mbi funksionimin dhe dobishmërinë e tij.

Arritja në këtë vend të mbrekullueshëm është e lehtë, në një distancë 22km me makinë nga Janina përmes autostradës Egnatia. Gjithashtu arrihet lehtë me autobuzin e linjës Janinë – Dodonë.

Çmimi i biletës: ολόκληρο 2€
Orari gjatë sezonit dimëror prej 1 Nëntor – 31 Mars, ora 08:30 – 15:00 dhe gjatë sezonit veror 2 Qershor – 31 Tetor, çdo ditë 08:00- 19:00.

ioannina-mouseio-vrelli

Muzeu i skulpturave prej dylli të figurave historike të Pavllo Vrelit

Në kilometrin e 14-të rrugës nacionale Janinë – Athinë, pranë Bizanit, ndodhet muzeu i skulpturave prej dylli të skulptorit Pavllo Vreli.

Skulpturat prej dylli me përmasa reale dhe të vendosura në një ambjent identik me atë të epokës së tyre, ringjallin figura kryesisht të historisë më të re.

Nr.Tel: 26510-92128
Orari: 10:00 – 16:00 për periudhën e dimrit dhe 09:30 – 17:00 për periudhën e verës.

ioannina-vizantino-mouseio

Muzeu Bizantin I Janinës

Ndërtesa kryesore e Muzeut u ndërtua në vitet 1960 si pavijon mbretëror në zonën e akropolit të brendshëm të Kalasë së Janinës.

Muzeu u inagurua më 1995. Koleksioni i argjendarisë strehohet në një ndërtesë të shekullit të 19të të Akropolit. Ndërkohë parashikohet zgjerimi i Muzeut dhe në godina të tjera të Akropolit.

Nr.Tel.: 2651-25989, 39580.

hotel-olympic-ali-pasa

Muzeu I Ali Pashës

Në ishullin piktoresk të liqenit të Janinës, ndodhet ndërtesa e manastirit të Shën-Pandeleimonit, ku u vra Ali Pasha.

E konfiguruar në një shtëpi popullore tradicionale janinase fton vizitorët të admirojnë objekte të ndryshme të jetës së përditshme të epokave më të hershme.

Ia vlen pra, të merni anijen e vogël nga Molo-porti i qytetit dhe të vizitoni ishullin i cili fsheh gjëra të mbrekullueshme, që duhet ti zbuloni. Midis tyre dhe shtëpia plot histori e Ali Pashës.

Agios-Paisios

Shën Paisios – Shtëpia e lindjes së tij në Konicë

Shën Paisios Athoniti, me emrin Arsenios Eznepidis lindi në Farasa të Kapadokisë. Në Greqi, familja e Arsenit të vogël u vendos në Konicë të Epirit, ku ai kaloi vitet e fëmijërisë dhe adoleshencës së tij.

Në Gusht të vitit 1958, duke ndjekur dëshirën e Zotit, nuk u vendos në shkretëtirë, për të cilën po përgatitej, por në Manastirin e Shenjtë të shkatërruar të Shën Mërisë së Stomiut, që ndodhet afër Konicës.

paisios-1
paisios-2
paisios-3
paisios-4