Nga Athina

apoathina

Nga Selaniku

apothessal

Me makinë

  • Distanca nga Athina është 415km nëpërmjet urës Rio-Antirio, që është dhe rruga më e shkurtër. Me një shpejtësi mesatare udhëtimi zgjat afërsisht 5 orë.
  • Distanca nga Selaniku është 260km nëpërmjet rrugës Egnatia. Me një shpejtësi mesatare udhëtimi zgjat afërsisht 2 orë.
  • Për ju që do vini nga italia nëpërmjet Igumenicës distanca nga porti është 70km.
  • Për ju që do vini nga Kostoria nëpërmjet Konicës distanca është 221km.

 

Me autobus

Për sa nga ju do vendosni të vini në Janinë me autobus të agjencive të ndryshme kini parasysh se me shumë qytete ka linja mjaft të shpeshta me autobuza lux të teknologjisë së fundit.

  • Nga Athina për Janinë, dhe e kundërta, kryhen përditë afërsisht 10 nisje nga stacioni qëndror i autobuzave. Distanca është 415km dhe koha e udhëtimit afërsisht 6 orë.
  • Nga Selaniku drejt Janinës, dhe e kundërta, kryhen përditë katër nisje autobuzash gjatë periudhës së dimrit edhe gjashtë gjatë verës. Distanca është 260km dhe koha e udhëtimit afërsisht 4 orë.
  • Përditë ka nisje autobuzash nga qyteti i Artës dhe drejt tij (10), po ashtu nga qyteti i Igumenicës (9), i Prevezës (10), i Patrës (3), i Agrinios (6), i Larisës , I Volos etj.

Kontaktii me Agjencinë e autobuzave të Janinës: (26510) 26286

 

Me aeroplan

Për udhëtime me avion nga Athina drejt qytetit të Janinës ka përditë 2–4 fluturime, me linjat e Olimpic dhe Aegean Airlines. Kohëzgjatja e fluturimit është 55 minuta.
Për më tepër informacion kontaktoni: (25610) 26218, 23120