Ekskursionet njëditore janë për ne gjëja më e thjeshtë,
duke qënë se ndodhen pranë nesh zona shumë interesante.

Amfithea e Janinës
Vetëm 3 kilometra nga qendra e Janinës ndodhet Perama me shpellën e njohur. Rruga vazhdon gjatë bregut të liqenit dhe ngadalë fillon të lartësohet. Shumë shpejt (6km nga qendra e Janinës) arrijmë tek Amfithea. Ky fshat është i ndërtuar në lartësi 500m dhe ka popullsi afërsisht 600 banorë.
Aty do gjeni restorantin e njohur “To suvlaqi tu Vunu” që do tju ofrojë larmi të madhe produktesh mishi të gjitha të pjekura në zgarë. Aty do të magjepseni nga pamja unike e qytetit dhe liqenit të Janinës. Disponon parking, park lojrash për fëmijë si edhe një kopësht zologjik të vogël.
Orari çdo ditë nga ora 20:00 deri në 01:00
Për rezervime nr.tel. celular: 6972 893290

Metsovo
Metsovo është një qytezë e bukur e Pindit. Është një nga qytetet më karakteristike dhe tradicionale të Greqisë që mahnit vitorin me pamjen e saj.
Taverna tradicionale, shije tradicionale, kafene karakteristike, restorante dhe bare ju presin për të shijuar larmi pjatash të pasura dhe momente të bukura relaksimi.

Konica
Konica është një nga zonat kufitare më të bukura të Greqisë. Eshtë një harmonizim absolut i së djeshmes me të sotmen.
Shijoni pamjen unike pranë brigjeve të lumit Aoos (Vjosa), kanionin e tij që do ju mahnitë, ndërsa keni dhe mundësinë për të bërë rafting në ujrat e mbrekullueshme të këtij lumi.
Mos haroni të provoni dhe mezetë e shkëlqyera në tavernat e zonës.

Dhistrato
Dhistrato gjendet në kufi të rrethit të Janinës me rrethin Grevena dhe është ndërtuar në rrëzën e maleve të Vasilicës dhe të Smolika, në lartësinë 1100 m.
Mund të vizitoni kishëzën e Profetit Ilia, e cila gjendet në veri të Dhistratos, të bëni ski në qendrën Vasilica, ku ndodhet edhe saleja origjinale “Dhistrato” që ju ofron pamje mahnitëse, të shëtisni në rrugët karakteristike të tij, si dhe të bëni kajak në lumin Aoos.

Zagorohoria
Zagorohoria është një rrjet prej 46 fshatra të bukura që shfaqen të shpërndara, midis maleve të Pindit të pyllëzuar me pisha dhe bredha, në verilindje të qytetit të Janinës. Zagorohoria janë të famshme për bukurinë e tyre natyrore, arkitekturën e veçantë dhe historinë e tyre të gjatë.
Zagorohoria kanë një shtrirje afërsisht 1000 km2 dhe ndahen në tre njësi gjeografike: Zagori Perëndimor,që përfshin fshatrat Megallo Papingo dhe Mikro Papingo, Aristin dhe Vikon, Zagorin Lindor dhe Qëndror që përfshijnë fhsatrat Monodhendri, Vitsa, Asprangeli, Kipus, Dhilofo etj. Secili fshat ka bukurinë dhe historinë e vet.

Parku mjedisor “Burazani”
Parku Mjedisor ekziston që nga viti 1016 dhe është i vizitueshëm duje pranuar përditë njerëz të çdo moshe, me ndjeshmëri apo edhe jo akoma në çështje të ekologjisë dhe ambientit.
Parku Mjedisor “Burazani” funksionon paralelisht me hotelin Burazani dhe është i hapur gjithë vitin për publikun dhe pranon vizitorë përditë.